Aktorja Jennifer Lawrence është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmi u publikua në revistën People nga zëdhënësi i artistes.

Jennifer dhe bashkëshorti i saj Cooke janë në romancë që prej vitit 2018 në një lidhje dashurie që zgjati një vit për tu finalizuar më pas në një ceremoni private me martese me miqtë dhe familjen e saj në Tetor të 2019-ës.

Referuar një interviste të disa kohëve më parë në mediat amerikane, kur e pyetën përse e zgjodhi Cooke për burrin e jetës, Lawrence tha: “Fillova të vlerësoja gjërat bazike. Si ndihem me të? A është ai i këndshëm? A është i lezetshëm? E di që mund të tingëllojë e çuditshme, por ai është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. Jam shumë e nderuar të bëhem një Maroney”.

Por me lajmin e fundit tashmë çifti duhet të jetë edhe më i lumtur që një tjetër Maroney do t`i shtohet familjes.

Klan News