Aktori i njohur Johnny Depp para pak kohësh frikësoi fansat për gjendjen shëndetësore. Por më në fund ai ka rrëfyer se gjithçka ka të bëjë me depresionin që po kalon pas ndarjes nga Amber Heard.

55-vjeçari ka thënë se prej disa kohës është përballur me alkoolin, drogat, paratë dhe me shumë qetësues për ta kaluar këtë fazë të vështirë të jetës së tij. Kjo gjendje e rënduar psikologjike e ka bërë aktorin të vendosë dhe pasurinë e tij në rrezik. Mediat raportojnë se ai ka humbur deri në 600 milionë dollarë.

“Nuk e duroja dot dhimbjen çdo ditë. Kur martesa ime mori fund, u shkatërrova. Në atë periudhë mbeta edhe pa para dhe nëna ime vdiq. Para dy viteve kam filluar të shkruaj dhe një libër me kujtime ku shpesh herë pyesja veten se çfarë kam bërë për ta merituar këtë”.

Johnny Depp është ende duke ndjekur disa çështje në gjyq. Ai pret të fitojë 25 milionë dollarë nga beteja ligjore me ish-kompaninë e menaxhimit. Ndërsa ish-menaxherin dhe ish-truprojën e tij thonë se aktori nuk i ka paguar për punën e tyre.

Klan Plus