Takim me  Presidentin Macron e gruan e tij, modelja surprizon me veshje

Çifti Justin dhe Hailey Bieber ndodhen në Paris ku janë takuar me Presidentin francez  Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte. Këngëtari postoi një foto nga takimi me kreun e Elizesë  në rrjete sociale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e bashkëshortes së tij.

Modelja kishte veshur një fustan bezhë nga LaQuan Smith kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë. Ndërsa Justin pozonte me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir në qafë dhe një palë atlete blu.

Por ajo që ka tërhequr vëmëndjen e mediave rozë  është prerja sensuale e fustanit, duke i lënë barkun e ekspozuar. Bieber dhe Hailey, të cilët janë parë në Paris gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në restorantin Le Stresa në Paris.

Klan News