Finalja e Kupës së Italisë do të luhet mes Juventus dhe Milanit.

Fitorja 1 – 0 ndaj Atalantës në Torino kualifikoi ekipin e Alegrit. Portieri i Atalantas dhe i kombëtares shqiptare Etrit Berisha u mund nga një 11-metërsh në minutën e ‘75. Juventusi siguroi kualifikimin për herë të 4-t radhazi në finalen e Kupës së Italisë. Sfidën e zhvilluar në “Allianz Stadium”, e vendosi goli i Miralem Pjaniç, nga pika e 11-metërshit, 15 minuta nga fundi i takimit.

Polemikat nuk mund të shmangeshin as në këtë ndeshje të Juventusit që u vu nën akuzë pikërisht për penalltinë e fituar e cila u konsiderua inekzistente, por e vlefshme për arbitrin e takimit Fabbri. Matuidi u fut në zonën e Atalantës, pas një krosimi dhe u rrëzua në zonë, por pamjet filmike treguan se ishte një simulim i francezit, më shumë sesa shtyrje e kundërshtarit.

Në Romë, Milan doli sërish triumfues, kësaj radhe ndaj Lazios në gjysmëfinalen e dytë të kupës së italisë. 120 minuta lojë nuk sollën asnjë gol. Skuadrat iu drejtuan 11-metërshave për të vendosur finalisten. Thomas Strakosha zhvilloi një ndeshje të shumë të mirë. Ai priti 2 penallti, por gabimet e shokëve të skuadrës kaluan Milanin që e mbylli me rezultatin 5 – 4.

Portiere i kombëtares shqiptare është cilësuar si më i miri në radhët e Lazios nga “Gazzetta Dello Sport”. Tre ndërhyrje të sakta ndaj Suso, Calabria dhe Calhanoglu. Priti dy penallti nga Rodriguez dhe Montolivo. Finalja e kupës së italisë do të luhet më 9 maj po në  “Olimpiko” të Romës.

Tv Klan