Juventusi fitoi 3-0 në fushën e Bolonjës me golat e Pjaniç, Manzukic dhe Matuidit. Tashmë sërish në vendin e dytë, Juve kërcënon hapur Napolin pasi gjendët vetëm një pikë larg.

Juventus e papërmbajtshme në këtë ndeshje duke treguar se edhe këtë sezon është ajo skuadra që duhet mundur për të fituar titullin.

Milan është poshtëruar në Verona. Kuqezinjtë humbën 3-0 në një sfidë që ka habitur më së shumti trajnerin që kërkonte që lojtarët e tij të ishin më të uritur për fitore.

Verona e gjeti golin në mesin e pjesës së parë me Caracciolo por kuqëezinjtë nuk u shqetësuan duke menduar se rikuperimi do të vinte shpejt pasi po komandonin lojën. Por në fushë u pa një skuadër vendase tejet aktive dhe luftarake. Verona fitoi thuajse çdo dyluftim për top dhe kjo solli jo vetëm ruajtjen e avantazhit por edhe golin e dytë. Kean është autori, një prej shumë lojtarëve të Veronës që tentonin të godisnin portën e Milan. Kuqezinjtë u shpërbënë si skuadër dhe nuk ditën të reagojnë.

Goli i tretë në minutën e 77 ishte vrastar për moralin e skuadrës dhe shpresën për të shënuar të paktën një herë. Milan e mbylli me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Suso.

Tv Klan