Milani shikon drejt zonës së kupave të Europës pas fitores 4 – 0 në fushën e Spal. Një fitore me vlera për ekipin e Gatusso dhe me shumë gola.

Më i spikaturi ishte i riu Cutrone, i cili shënoi 2 herë, të parin pas vetëm 2 minutash lojë. Biglia dhe Borini e bënë më të sigurtë rezultatin. Të premten Juventus fitoi me rezultatin 2 – 0 takimin e javës së 24 në fushën e Fiorentina. Golat u shënuan në pjesën e dytë ish-futbollisti i Fiorentina, Bernandeschi dhe Higuain.

Edhe në këtë sfidë pati polemika në përdorimin e teknologjisë VAR, në rastin e një penalltie në favor të Fioretina. Gjithsesi fitorja e Juventus është tepër e rëndësishme në garën për titullin kampion.

Tv Klan