Cristiano Ronaldo dhe Juventus do të përplasen sërish në dyert e gjykatës. Pavarësisht se Kolegji i arbitrazhit vendosi në favor të futbollistit, klubi italian është gati për ta apeluar. Bardhezinjtë do kundërshtojnë vendimin e bordit që urdhëron Juventusin për të paguar në llogarinë e Ronaldos rreth 10 milionë Euro për paga të prapambetura gjatë pandemisë së Covid-19.

Marrëveshja mes palëve sipas mediave italiane ishte për 3 muaj, me pjesën që do të shlyhej gjatë sezoneve të ardhshme.

Megjithatë, në rastin e Ronaldos, Juventus pretendon se me kalimin te United nuk kishte detyrime financiare ndaj tij. Portugezi luajti për herë të fundit ndeshjen me Juventusin më 22 gusht 2021, për tu transferuar më pas te Manchester United. Ylli portugez ishte dy herë kampion gjatë periudhës ku qëndroi në Itali, por marrëdhënia e tij me klubin u përkeqësua në fund të saj.

Rezultati personal i sulmuesit për sa i përket golave ​​ishte mbresëlënës. 39-vjeçari u zgjodh dy herë futbollisti i vitit në Itali dhe fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë në sezonin 2020-2021.  Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje për Juventusin në të gjithë garat. Gjatë kësaj periudhe, Juventus fitoi dy tituj të Serie A, dy trofe të Superkupës dhe Kupën e Italisë.

Klan News