Olimpiada e Parisit ka dhuruar situatën më të çuditshme në historinë e futbollit. Gjithçka e ndodhur në Saint-Ettienne, me 90 minutëshin mes Argjentinës dhe Marokut që përfundoi në barazim 2-2.

Skuadra amerikano-latine shënoi golin që vendosi ekuilibrat në minutën e 105, por barazimi i diskutueshëm shkaktoi kaos. Goli u akordua i saktë nga arbitri, por Maroku pretendoi për pozicion jashtë loje.

Episod që nuk u pranua dhe shtyu afrikanët për tu tërhequr nga fusha. Arbitri vendosi të pezullojë sfidën dhe pas 90 minutash, me ndërhyrjen edhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar sfida rifilloi. Ekipet dhe arbitri u kthyen në fushë dhe konfirmuan se goli i Facundo Medinës ishte jashtë loje.

Ndeshja vazhdoi më pas për ato tre minutat e fundit nuk sollën ndryshim rezultati, me Marokun që fitoi me shifrat 2-1.

Klan News