Mes flakëve gjigande, mijëra banorë të Kalifornisë largohen të tmerruar çdo natë nga shtëpitë e tyre për t’u shpëtuar flakëve që zgjerojnë shtrirjen e tyre me shpejtësi.

Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për të penguar bllokimin e rrugëve kombëtare për të lehtësuar evakuimin e banorëve.

Atje u flakët janë shuar pasi kanë shkrumbuar gjithçka, po kërkohet për trupa e viktimash. Shpesh herë është i pamundur dallimi i mbetjeve njerëzore dhe duhet ndihma e qenëve nuhatës.

Bilanci i përkohshëm është 44 të vdekur, por shumë i lartë është numri i të zhdukurve, mbi 200 çka tregon tendencën e rritjes së numrit të viktimave.

Hapësira pyjore e djegur po arrin deri në 100 mijë hektarë, teksa flakët përhapen me një shpejtësi prej 30 fushash futbolli në minutë. Në veri dhe në jug të shtetit federal janë aktive 2 vatra të mëdha. Pikërisht erërat e forta dhe shkëndijat në shtyllat elektrike mendohet të kenë qenë shkaktarë të një prej tragjedive më të rëndë në historinë kaliforniane.

Tv Klan