Hirving Lozano i shkaktoi një humbje të papritur Gjermanisë në botëror. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi golin e suksesit 1 – 0 të Meksikës duke mposhtur skuadrën kampione në fuqi.

Një mallkim ky, pasi në 12 botërorët e fundit është përsëritur shpesh. Vetëm 3 fitore, 5 humbje dhe 4 barazime. Një bilanc jo pozitiv. Një situatë e tillë i ndodhi edhe Spanjës në vitin 2014 kur vinte nga një periudhë me trofe.

Madje me një disfatë të thellë 5 – 1 me Holandën, finalisti tjetër i 2010. Një situatë e tillë i ka ndodhur edhe Francës në 2002 dhe Argjentinës në 1982 dhe 1990. Brazili nuk ka dështuar në nisje 4 vite pas fitimit të titullit kampion bote. Ndërsa Italia e ka nisur gjithmonë me barazime.

Tv Klan