Reperi amerikan Kanye West ka indinjuar shtetet e bashkuara dhe të gjithë botën me deklaratën e tij se skllavëria 400-vjeçare e afrikano-amerikaneve ka qenë një zgjedhje.

Kur dëgjon për skllavërinë 400 vjet … për 400 vjet? Kjo tingëllon si një zgjedhje

.”

Gjatë intervistës në TMZ live, këngëtari 40-vjeçar, njëkohësit edhe bashkëshorti i Kim Kardashian mori një kundërpërgjigje të ashpër nga Van Lathan, pjesë e stafit të redaksisë.

Ne duhet të përballemi me  margjinalizimin, pasojë e  400 viteve skllavëri, për të cilën ju thatë se ishte zgjedhje e popullit tonë. Jam i zhgënjyer dhe tmerrësisht i lënduar që ti po flet për diçka që nuk është e vërtetë.

Më vonë West reagoi në Twitter, duke thënë se deklarata e tij ishte keqkuptuar pasi për reperin 400 vite burgosje mentale, janë shumë.

Tv Klan