Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për llogari të autoriteteve italiane.

Areld Murati ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 7.6 vite burgim për veprat penale të grupit kriminal dhe trafikim i narkotikëve.

35-vjeçari Murati do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprat penale për të cilat është dënuar. /tvklan.al