Fshiheshin pas të paktën 12 vjedhjeve të banesave nëpër Shijak, ndërsa gjatë një prej këtyre rasteve kërcënuan me armë edhe një 17-vjeçar. Bëhet fjalë për dy të rinj, një prej të cilëve përfundoi në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

I arrestuari është Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër. 20-vjeçari sipas policisë

“ishte edhe person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e  sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë në kërkim u shpall një 26-vjeçar me inicialle Z.N., edhe ky banues në Shkodër.

Policia thotë se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

“Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me  thyerje banesën e shtetasit S.M. Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me  thyerje banesën e shtetasit H.B. Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri. Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri. Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare. Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare. Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri. Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake. Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Sh.D.  ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop. Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Z.D.  ku kanë marrë vlera monetare. Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake. Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po gjatë ditës së premte ata kanë kanosur me armë pranë banesës 17-vjeçarin me iniciale Xh.Sh, ndërsa nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Autoritetet policore kanë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një automjet Alfa-Romeo; vlera monetare në Euro dhe Lekë; mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijojnë punën për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy personave, pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera, të kryera në rrethe të tjera.

/tvklan.al