I ftohti polar vijon të mbajë mbërthyer veri-lindjen e Shteteve të Bashkuara. Numri i viktimave është thelluar në 13, ndërsa temperaturat tejkalojnë minus 40 gradë Celcius.

Acari ka shkaktuar probleme veçanërisht në rrugët kombëtare dhe aeroporte. Mbi 2 mijë fluturime u anuluan vetëm të enjten. Acari ka mbërritur edhe në Britaninë e Madhe. Ndërsa në hemisferën jugore, Australia po përjeton temperatura përvëluese në 40 gradë Celcius.

Tv Klan