Ndeshje të shumta, gola e asistime, disa prej rekordeve me Argjentinën

Ngjitja në majën e Olimpit të futbollit, duke u kurorëzuar për herë të tretë në histori kampion bote ka vetëm një lider. Lionel Messi ishte padyshim lojtari më i mirë i Argjentinës në Katar, për ta kurorëzuar kështu karrierën e tij fantastike. 34-vjeçari zbehu deri diku një legjendë si Diego Maradona, ku vendosi edhe rekorde në Kupën e Botës.

Messi është futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në një Botëror. Ylli i PSG-së ka luajtur 26 ndeshje dhe nuk duket se dikush mund ta arrijë së shpejti.

Numri ‘10’ i kombëtares argjentinase ka shënuar të paktën një gol në të gjitha fazat, nga faza e grupeve deri në finale, teksa në Katar shënoi në çdo Kupë Bote që ka marrë pjesë, i pari argjentinas që e bën një gjë të tillë. Performanca e Leo Messit ka shkuar përtej shënimit të golave. Bujaria e tij e bën atë lojtarin e vetëm që jep asistime në pesë Kupat e Botës. Ai gjithashtu u bë futbollisti më me shumë asistime në të gjitha kampionatet botërore, me gjithsej nëntë asistime. Rekorde që lidhin totalisht me periudhën që ka qëndruar në fushën e blertë, 2314 minuta në Botëror dhe kryesisht i ka luajtur me shiritin e kapitenit në krah.

Klan News