Këngëtarja e njohur, Katy Perry ka mahnitur të gjithë fansat gjatë një koncerti virtual që ka mbajtur për të diplomuarit.

Pandemia koronavirus ka bërë që shumica e kolegjeve të mos festojnë diplomimin e tyre, kështu që Katy iu bashkëngjit Lady Gagas dhe Barack Obamas duke i dërguar atyre mesazhe frymëzuese dhe duke kënduar për ata në ditën e tyre më speciale.

Ajo që ka rënë në sy është se ajo dukej shumë mirë edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë. Katy performoi këngën e saj të fundit “Daisy” dhe fansat e përgëzuan për gjestin por edhe për faktin që këndon edhe pse e ndajnë shumë pak javë që të bëhet nënë.

Perry ka deklaruar se nuk do të ndalet duke nxjerrë projekte të tjera muzikore edhe gjatë kësaj periudhe pandemie.

Klan Plus