Mbi 1 milion Dollarë, kaq kushton një natë koncerti për Katy Perry-n, e cila është këngëtarja më e paguar, duke lënë pas disa nga emrat më me peshë të muzikës në Shtetet e Bashkuara.

Renditja e “Forbes” kryesohet pikërisht nga ylli i muzikës Pop. Nga qershori i vitit 2017 – në Qershor 2018-ës, Perry arkëtoi plot 83 milionë Dollarë, në 80 koncerte.

Pavarësisht 2 milion kopjeve të shitura të albumit të saj “Reputation”, Taylor Suift duhet të mjaftohet me vendin e dytë. 28-vjeçarja amerikane fitoi vetëm 3 milion Dollarë më pak se Katy Perry.

Podiumi plotësohet nga Beyoncé, e cila arriti të marrë medialjen e bronzit, falë turit të saj europian në shoqërinë e bashkëshortit Jay Z. Për divën e muzikës koncertet kanë sjellë vetëm 60 milionë Dollarë përfitime vitin e kaluar.

Tv Klan