Një tjetër hapësirë e degraduar në zemër të Tiranës po shndërrohet në kënd lojërash. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, fëmijët e zonës pranë Blloku i Ambasadave, në Njësinë 10, do të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.

Prej disa ditësh, punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në këtë zonë, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese për fëmijët e Njësisë nr. 10, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.

Investimet në zonën e Bllokut të Ambasadave tregojnë se Bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash, pranë banesave të tyre.

/tvklan.al