Siguria për jetën e Donald Trump ishte rritur që në muajin qershor, duke shtuar forcat speciale dhe agjentë në terren si pasojë e marrjes së informacionit për një sulm të mundshem hakmarrës nga Irani.

Administrata e Presidentit Biden i kontaktoi drejtuesit e lartë të Shërbimit Sekret dhe u njoftua gjithashtu edhe agjenti që drejton ekipin për sigurinë e ish-Presidentit Trump, si dhe drejtuesit e fushatës së tij.

Por sulmi ne Pensilvani ndaj Trump për agjencitë e inteligjencës nuk ka asnjë lidhje me kërcënimet që burimet informonin se vinin nga Irani.

“Për vite me radhë kemi gjurmuar kërcënimet iraniane kundër ish-zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump, që datojnë që nga koha kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

“Këto kërcënime janë rezultat i përpjekjeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Qasseem Soleimani-t. Ne e konsiderojmë këtë çështje të sigurisë kombëtare të prioritetit më të lartë”. u shpreh zyrtarja.

Në vitin 2020, Trump urdhëroi eliminimin e Soleimani-t, i cili drejtonte Forcat Quds të Gardës Revolucionare Islamike iraniane.

“Aktualisht, forcat e rendit kanë raportuar se hetimi i tyre nuk ka identifikuar lidhje midis sulmuesit dhe ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Ëatson.

Zyrtarët federalë po paralajmërojnë gjithashtu për sulme të mundshme ose hakmarrëse në lidhje me zgjedhjet pas tentativës për vrasjen e zotit Trump. Ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë për Presidentin Biden, Shërbimi Sekret ka ofruar një ekip për mbrojtjen e sigurisë së kandidatit të pavarur për president, Rober Kennedy Jr.

Misioni iranian në Kombet e Bashkuara e quajti raportin “të pabazuar dhe keqdashës”, duke shtuar se Trump ishte “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë”.

Trump dhe zyrtarë, përfshirë ish-sekretarin e tij të shtetit, Mike Pompeo, janë përballur me kërcënime nga Teherani që kur urdhëruan vrasjen e Qassim Soleimani, komandantit të forcës Quds të Iranit, në Irak në vitin 2020 për sulmin me dron.

Klan News