Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kreun e KED-së, Ardian Dvotanin.

Kim në një postim në Twitter shprehet se diskutimi ka qenë me fokus në rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve të drejtësisë.

“Sot u takova me gjyqtarin Dvorani për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve të drejtësisë. SHBA do të vijojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri”.

Kim thotë se me rëndësi është të ndryshojmë rrjedhën e historisë në drejtësi. /tvklan.al