Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qyteti i Gjirokastrës me kinema të re. Ditët e fundit në qytetin muze të Gjirokastrës me ndihmën e biznesit privat është bërë e mundur hapja e një kinemaje të re që do të shfaq filma artistik shqiptar dhe të huaj.

Filmi “Dasma e Sakos” e regjizorit Vladimir Prifti, bashkëprodhim shqiptaro-hungarez është filmi i parë që është transmetuar në telajon e bardhë për të gjithë të pranishmit. “Dasma e Sakos” është shfaqur në Tiranë pak kohë më parë dhe është ndjekur me shumë interes. Në rolet kryesore Ndriçim Xhepa dhe Xhevdet Ferri.

Hapja e kinemasë së re në Gjirokastër tregon edhe njëherë se biznesi privat është ai që do të zhvilloj tregun e filmit në shqipëri. Që sot e tutje dhe gjirokastritët do të kenë kinemanë e tyre modern, ndërkohë që në Tiranë mungesa e saj ndihet nga publiku./tvklan.al