Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Policia italiane sot në orët e para të mëngjesit ka kapur qindra refugjatë që kishin arritur të zbarkonin në brigjet juglindor të Italisë. Shumica e tyre janë kosovarë, por mes tyre ka dhe serb e malazez. 300 emigrantë kanë zbarkuar mbrëm në Pulia. Rikthimi i motit të mirë shoqërohet me një valë të re të mbrritjes së refugjatëve.

Rreth 12 fëmijë janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve që kishin pësuar gjatë të hedhurit nga anija ku ata ishin transportuar për në Itali. Ndërsa në Sicili mbrrijnë 247 refugjatë në kampin e ngritur atje duke e çuar numrin kështu në 3200 refugjatë të pritur në këtë bazë.

Kampi ka një kapacitet strehimi për shtatë mijë vetë. Italia kohët e fundit ka vendosur të presë në territorin e saj 10 mijë të ardhur nga Kosova./tvklan.al

Gazatare – Holta Zhiti