Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndërrohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshëm të Rrugëve. Burime nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit bëjnë të ditur se që nga dita e martë Gëzim Bimbli ja lë vendin Skënder Hasës. Megjithëse asnjë lloj informacioni nga kjo ministri për shkarkimin e drejtorit të tyre, duket se kritikat e vazhdueshme të shtypit dhe vetë kryeministrit Majko ndaj Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve në drejtim të rrugëve mund të jenë arsyet kryesore të lirimit nga detyra të drejtorit të rrugëve Bimbli.

Akuzat e Majkos drejtuar kësaj ministrie çdo herë kanë konsistuar për cilësi të dobët të punës të disa firmave të ndërtimit në Tiranë dhe për abuzimin në caktimin e tenderave. Të gjitha këto duhet të kenë qenë shkaqet që kanë detyruar kryeministrin Majko të firmos shkarkimin e Bimblit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti