AKSHI: 500 regjistrime në 24 orët e para

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për 182 shkolla publike në të gjithë vendin do të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania, ndërsa pjesa tjetër e shkollave do të përdorë mënyrën tradicionale të regjistrimit fizik në shkollë. Në një intervistë për Televizionin Klan drejtuesja e portalit qeveritar, Nevila Repishti shprehet se fluksi ka qenë i lartë.

Portali do të shërbejë vetëm për marrjen e aplikimeve online, ndërsa do të jenë institucionet arsimore ato që do të certifikojnë regjistrimin e fëmijëve në bazë të kapaciteteve.

Në ditën e parë të tij sistemi ka gjeneruar problem në lidhje me rrugët, apo shkollat që i përkasin, por që janë zgjidhur.

Në fund të procesit në e-Albania, aplikuesi pajiset me një numër gjurmimi, me anë të të cilit mund të shikojë në kohë reale statusin e aplikimit.

Tv Klan