Miri u dënua ne 2019-tën për korrupsion

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, që u dënua një vit më parë për korrupsion.

Miri u shkarkua pas kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, që  kërkoi përfundimisht vendosjen e masës disiplinore “shkarkim nga detyra”.

Miri u dënua në vitin 2019 me dy vite e 6 muaj burg, dhe pezullim për tre vite nga ushtrimi i detyrës si gjyqtar.

Miri u arrestua në 2017-tën, me dyshimin se kishte marrë një ryshfet prej 30 mijë eurosh dhe kishte dhënë një vendimin që favorizon lirimin nga burgu të një të dënuari më herët me 20 vjet burg.

Tv Klan