Një tragjedi ka ndodhur në Greqi. Në një familje shqiptare në Kretë ka ndodhur një sherr dhe gjithçka ka përfunduar me një viktimë.

Babai ka vrarë djalin e tij 26-vjeçar duke e qëlluar disa herë me thikë, pasi ishte ndihmuar dhe nga djali i tij më i vogël 24 vjeç.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua me urgjencë në spital në repartin e kujdesit intensiv, por  gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe në fund ndërroi jetë.

26-vjeçari që në fillim kur u dërgua në spital nuk kishte shpresë për të jetuar, pasi kishte marrë 7 goditje me thikë dhe kishe humbur shumë gjak.

Autori i krimit, 55-vjeçar dhe vëllai i viktimës 24 vjeç u arrestuan dhe policia ka nisur hetimet për ngjarjen./tvklan.al