Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në mëngjes në Lushnje. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesit e tyre.

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton Policia..

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al