Klodian Duro është emëruar trajneri i ri i Kamzës. 40-vjeçari do të prezantohet të mërkurën, duke zëvendësuar kështu Bledar Devollin e shkarkuar pak ditë më parë.

Klodian Duro i kthehet rolit të trajnerit pas përvojës me Kukësin në sezonin 2015-2016 ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Duro do të ketë disa ditë kohë për të përgatitur ekipin falë pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.

Tv Klan