Komisioni parlamentar i ligjeve dhe ai i ekonomisë dhe financave kanë ratifikuar kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike.

Kontrata e lidhur mes ministrisë së brendshme dhe grupit Shazem Security dhe fondit shqiptar amerikan i ndërmarrjeve, respekton standardet më të mira për elementët e sigurisë së kartave elektronike.

Zëvendës ministri i brendshëm Ferdinant Pone ka theksuar edhe njëherë se në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimi i këtyre kartave.

Ferdinant Pone: “Kontrata dhe projekti i pajisjes së shtetasve me dokument identitetit dhe pasaporta elektronike, i krijon mbajtësve të këtyre dokumenteve lehtësirat më të mëdha të mundshme pasi ato janë dokumente të sigurta.”

Kjo kontratë është kaluar me shpejtësi në komisionet kunvedore. Pasi ishte dita e fundit kur hynte në fuqi sipas kushteve mbi të cilat është hartuar nga palët./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro