Konfindustria deklaron se vlerësimet që ka bërë qeveria shqiptare për rritjen ekonomike të vitit 2019-ë duhet të ishin më të larta se 4.3%.

Argumentimi i Konfederatës së Industrive vjen në bazë të llogaritjeve të saj se futja në fuqi e kontratave koncesionare me vlera të konsiderueshme dhe rritja përmes tyre e shpenzimeve kapitale nga paratë e bizneseve, duhet të reflektonin një rritje ekonomike minimalisht 2.5% më të lartë se sa është parashikuar.

Vlerësimi prej 4.3% nga ana e qeverisë thotë Konfindustria, tregon për një situatë të vështirë ekonomike.

Tv Klan