Dy persona të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës për akuzën e kontrabandës.

Kështu, në vijim të operacionit të djeshëm të koduar “Akciza” organizuar nga Sektori për krimin ekonomik e financiar dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ku u arrit që të sekuestrohen 5146 paketa cigaresh, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llampa kontrabandë, si dhe u arrestuan 5 persona dhe 1 tjetëru shpall në kërkim, policia ka arrestuar sot Ylli Rikaj, 44 – vjeç, banues në Shkodër dhe Esad Kukaj, 48 – vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen si autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Policia thotë se vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të dyshuar./tvklan.al