Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nënshkruhet kontrata kolektive mes sindikatës, federatës së arsimit dhe ministrisë përkatëse të tyre dhe pushtetit lokalë. Kontratë e cila ka nisur të hartohet dhe punohet mbi të tre muaj me radhë. Gati treçereku i popullsisë është mësuës dhe drejtoritë arsimore të tyre varen nga pushteti lokal, ndaj I pranishëm në këtë nënshkrim marrëveshje është edh ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino. Të drejtat e mësuesve dhe obligimet e shtetit janë paraqitur në këtë kontratë, e cila nënshkruhet njëherë në vit.

Përgjegjësia në këtë kontratë është e përbashkët. Ministria e Arsimit, sapo ka përfunduar strategjinë afatmesme të arsimit, ku pret edhe vërejtje nga sindikata e mësuesve. Edhe nga pala sindikale e federale është gjetur zgjidhje e të gjitha kërkesave, ku mësuesi mbrohet, por edhe shkolla e cilësia e mësimdhënies duhen rritu. Përmes metodës së konsultimit dhe debatit do të arrihet çdogjë./tvklan.al

Gaztare – Holta Zhiti