Ata kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për të pranuar më shumë studentë në shkollat e mjekësisë
Autoritet në Korenë e Jugut u kanë bërë thirrje mjekëve praktikantë që të kthehen në punë, duke thënë se ata nuk do të ndëshkohen nëse kthehen në spitale.
“Duke filluar nga muaji mars, është e pashmangshme që ata që nuk kthehen do të përballen me të paktën tre muaj pezullim të licencave dhe veprime të tjera ligjore. Pezullimi i licencave do të mbetet në procesverbal dhe mund të ndikojë në perspektivat e ardhshme të karrierës si punësimi jashtë shtetit.”
Mijëra mjekë të rinj praktikantë kanë dhënë dorëheqje dhe kanë refuzuar të shkojnë në vendin e tyre të punës në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për të pranuar më shumë studentë në shkollat e Mjekësisë.
Megjithatë, praktikantët thonë se tashmë ka mjaftueshëm mjekë dhe një rritje e numrit të tyre mund të çojë në procedura të panevojshme mjekësore.
Ata gjithashtu thonë se qeveria duhet të përdorë burimet në dispozicion dhe filllimisht duhen të zgjidhen problemet e tjera brenda sistemit shëndetësor siç janë kushtet e punës dhe paga më të mira.
Largimin e bluzave të bardha po e vuajnë pacientët, ndërhyrjet kirurgjikale të të cilëve po vonohen.
Klan News