Presidenti Fatmir Sejdiu zhvilloi bisedimet e para me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Pas bisedave nuk u nxor një ditë e përafërt  e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kreu i shtetit madje tha, se nuk din se cila do të mund të jetë ajo datë pasi sipas tij takimi i parë ishe vetëm konsultativ dhe pret edhe mendimet e partive politike.

Megjithatë sipas tij disa nga përfaqësuesit e subjekteve që morën pjesë në takim parapëlqenin që zgjedhjet lokale të mbahen në muajin tetor.

Fatmir Sejdiu: “Unë do të vazhdoj konsultat e veçanta me secilën parti politike gjatë ditëve në vijim. Pak 3-4 ditë mund të jenë konsultat e tyre të brendshme për të marrë qëndrimet e tyre në kuadër të partive dhe për tu shprehur. Pas konsultave të veçuara me secilën prej tyre që të nxjerr edhe shuam argumente që ato kanë të drejtën t’i shtrohen. Do të kemi nëj konsultë të përbashkët finale e cila do të pasojë pas këtyre bisedimeve.”

Në raundin e parë të bisedimeve jo të gjitha partitë politike përfaqësoheshin nga niveli më i lartë i tyre, por kjo nuk e brengos Presidentin Sejdiu, … sipas tij ishte vullneti i vetë partive politike të përfaqësohen ën ato nivel. Ndërkaq kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, i bëri thirrje popullit e sidomos serbëve që të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale.

Fatmir Sejdiu: “Unë shfrytëzoj edhe këtë moment që tu adresohem qytetarëve serb të republikës së Kosovës ë marrin pjesë në procesin zgjedhor që do të organizohet të jenë partner dhe aktor të përbashkët në ndërtimin e jetës dhe demokracisë në Kosovë, të jenë koshient përgjegjësive si qytetar për të nxjerrë përfaqësuesit e tyre që do të bëjnë punë për të realizuar interesat e çdo qytetari për jetë më të mirë të tyre.”

Pas takimit konsultativ sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani, që ishte i vetmi që dhe ju drejtua mediave, tha se partia e tij ka paraqitur idenë se zgjedhjet duhet të mbahen me 25 tetor. Ramadani tha se ai ka qenë i ngarkuar që ta tërheqë vëmendjen tek presidenti Sejdiu në mënyrë që ai të jetë garant i zgjedhjeve të lira … edhe demokratike.

Burim Ramadani: “Ky takim konsultues ka edhe një element pozitiv që do të thotë se hiqen dilemat rreth asaj se a do të mbahen zgjedhjet sivjet apo jo. Do të thotë që është e qartë që zgjedhjet lokale do të mbahen sivjet dhe partitë politike kryesisht janë të interesuara që kjo të ndodhë në tetor.”

Sipas kushtetutës presidenti cakton datën e zgjedhjeve 6 muaj përpara. Ndërsa siç bëjnë me dije nga zyra e presidencës konsultimet me partitë politike do të mbahen në tri raunde. Takimi i sotëm do të pasojë edhe dy raunde të tjera. Presidenti Sejdiu në raundin e dytë do të takojë liderët partiak veç e veç ndërsa raundi i tretë do të jetë i përbashkët ku edhe do të caktohet ehe data e zgjedhjeve lokale./tvklan.al