Përmirësohet edhe norma e fitimit të bankave

Niveli i kredive me probleme ka mbetur i ulët edhe për muajin Tetor, duke arritur në 8.29% të totalit të portofolit, pothuajse në nivele të ngjashme me Shtatorin.

Situata e pandemisë nuk ka reflektuar ende në bilancet e bankave, edhe për shkak të procesit të ristrukturimit të një pjese të huave bankare.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë pjesës së fundit të vitit sektori bankar ka përmirësuar edhe indeksin e fitimit, ku kthimi nga aktivet e veta ka arritur në normën 1.09%.

Tv Klan