Në Mars zbriten në 7.96% të totalit të portofolit

Kreditë e këqija kanë zbritën në fund të Marsit në nivelet më të ulta historike të dekadës së fundit.  Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, pesha e huave me probleme ndaj totalit të portofolit arriti në 7.96%, duke kaluar për herë të parë nën nivelin 8% që ka mbajtur gjatë dy viteve të fundit.

Sjellja e klientëve si biznese dhe konsumatorë në pagesën e kësteve është paraqitur më e mirë gjatë fillimit të këtij viti, pas një tendence të vështirë të aftësisë paguese që paraqitën vitin e shkuar, të ndikuar nga situata e pandemisë.

Një pjesë e mirë e kredisë është ristrukturuar, ndërsa bankat presin që portofoli me probleme të mbetet në të njëjtat nivele edhe gjatë pjesës së dytë të vitit.

Të ardhurat nga interesi bankar për 3 muajt e parë të vitit ishin 103 milionë Euro, duke u rritur me 3% krahasuar me një vit më parë, por dhe zgjerimi i kredidhënies ka bërë që të ulet pesha e kredive të këqija ndaj totalit të portofolit.

Situata financiare e bankave është përmirësuar në pjesën e parë të vitit, ku fitimet u rritën me 28 milionë Euro krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s dhe duke dhënë sinjale për një rigjallërim të aktivitetit bankar, i cili është burimi kryesor për financimin e ekonomisë.

Tv Klan