Kroacia, që është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupet e Kampionatit Europian, fitoi me rezultatin 3 – 0 testin me Maqedoninë e Veriut. Në përballjen e luajtur të hënën në Rijeka vendosën golat e Majer dhe Pasalic.

Kroatët nuk pësuan edhe pse miqtë patën mundësitë e tyre. Ndaj Portugalisë të shtunën e ardhshme do të jetë miqësorja e fundit e Kroacisë para nisjes së Europianit.

Gjermania mikpritëse e Euro 2024 barazoi pa gola me Ukrainën në Nuremberg. Pavarërisht rasteve të shumta, përfaqësuesja vendase nuk arriti të shënonte.

Gjermania do të luajë edhe me Greqinë këtë të premte.

Anglia bëri një paraqitje të mirë në miqësoren me Bosnje-Hercegovinën e fituar me rezultatin 3 – 0.

Një sfidë e dominuar nga anglezët përballë një skuadre që mendoi më shumë të mbrohej.

Palmer, Alexander Arnold dhe kapiteni Kane ishin shënuesit në këtë takim. Anglia ka edhe një tjetër miqësore para Europianit, ndaj Islandës të premten.

Tv Klan