Pjesëmarrje për t’u harruar e Luiza Gegës në Olimpiadën e Parisit. Atletja shqiptar nuk ia doli për të qënë në mesin e finalisteve të garës së 3 mijë metrave me penges

Gega e cila kishte eksperiencën e tretë në një kompeticion të këtij niveli garoi në baterinë e dytë ku regjistroi kohën e 9-të. 35-vjeçarja ishte lart nivelit që kemi parë, duke dështuar për të qenë në mesin e 5 vendeve të para që do të sillnin kalimin në finalen e madhe.

Luiza Gega ishte gjatë gjithë garës në vendet e fundit dhe vetëm në metrat e fundit arriti të rikuperonte pozicione, por të pa mjaftueshme për t’u kualifikuar.

Klan News