Ernest Muçi bëhet shqiptari i parë që fiton Superkupën e Turqisë. Mesfushori me tipare sulmuese nuk u preferua të luaj në finalen ndaj Galatasaray, gjithsesi shkruan një faqe të re në librat e historisë.

Në suksesin e 10-të në Superkupën e Turqisë Beshiktash arriti të fitonte me shifrat e thella 5-0 ndaj rivalit historik, kjo falë edhe performancës së mirë të Ciro Immobile, autor i dy golave.
Italiani debutoi në mënyrën e duhur me “shqiponjat”, duke shënuar pas 21 sekondash lojë, teksa përktheu në gol edhe një penallti për 3-0.

Në goleadën e Beshiktash mori pjesë edhe Svensson, Rafa Silva dhe Mustafa Hekimoglu, me mesfushorin portugez që ishte edhe lojtari më i mirë në këtë 90 minutësh. Gallatasaraj pësoi humbjen më të rëndë nën drejtimin e trajnerit Buruk, shoqëruar me disfatën e 13-të në finalen e 98-të të historisë së Superkupës. Kjo ishte suksesi i 10-të për Beshiktash që barazon Trabzonspor dhe vihet në ndjekje të Gallatasaraj me 17 fitore në Superkupën e Turqisë.

Pritje madhështore ishte rezervuar për skuadrën e Beshiktash, me Ernest Muçin që ishte në mesin e festimeve. Gjithsesi, shanset që 23-vjeçari të jetë sërish me “shqiponjat “ janë të pakta, pasi ofertat angleze duket se kanë bindur drejtuesit turq për t’i dhënë lamtumirën në këtë merkato vere.

Klan News