Kryeministri Meta dhe ministrat që e shoqërojnë, kanë takuar sot paradite Presidentin e ri kroat. Takimi është zhvilluar në Pallatin Presidencial për rreth një orë ku më pas Meta dhe Presindenti kanë dalë përpara gazetarëve. Presidenti kroat ka mbështetur gjithashtu propozimin e Kryeministrit Meta për zhvillimin e një takimi trepalësh mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi dhe është shprehur pro qeverisë së Podgoricës.

Përsa i përket zhvillimeve në Kosovë, ai tha se mbështet faktorin politik atje dhe brenda vitit do të bëjë një vizitë. Ndërkohë mbrëmë Kryeministri Meta ka takuar përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Kroaci ku ka prezantuar dhe ambasadorin e ri në Zagreb, Arben Cici./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego