Draft-rezoluta e PS në Kuvend për shpalljen e Iranit “shtet sponsor i terrorizmit”

Partia Socialiste ka depozituar këtë të premte, 13 mars, draft-rezolutën për shpalljen e Iranit si “shtet sponsor i terrorizmit” dhe shtet që përdor mjete terroriste.
Kjo lëvizje e mazhoritarëve, fill pas konferencës që mbajti kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “ajo Republikë nuk ka lidhje me islamin dhe se vazhdimisht ka sulmuar shtetin shqiptar në infrastrukturën e saj teknologjike”.
“Kuvendi i Shqipërisë, duke qenë se Republika e Shqipërisë është fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;
Duke qenë se terrorizmi në të gjitha format dhe shfaqjet e tij përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj paqes ndërkombëtare, sigurisë dhe shoqërive demokratike; Duke qenë se raporte të besueshme dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit në financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone...(Lexo më shumë)
Sulmi kibernetik iranian ndaj Kuvendit, Rama: Kemi sistem mbrojtës spektakolar, por s’kemi…
Kryeministri Edi Rama, foli edhe për sulmin kibernetik që iu bë Kuvendit nga hakerat iranianë. Rama deklaroi se Shqipëria ka një sistem mbrojtës kibernetik të jashtëzakonshëm. Ai shtoi se problem është fakti që në këtë sistem mbrojtjeje nuk janë përfshirë gjitha institucionet, qoftë dhe private.
Edi Rama: Ne kemi kapacitet mbrojtës kibernetik që është nga më të mirët në Europë. Për këtë ne respektohemi në mjediset e BE-së dhe të NATO-s. Problemi ynë është se nuk kemi përfshirë gjithë sistemin brenda rrjetit mbrojtës. Edhe parlamenti ende nuk është përfshirë. Arsyet janë sa banale dhe të panevojshme për këtë bisedë. Ne sulmohemi nga Irani përditë, nuk kanë ndaluar asnjëherë sulmet.
Shqipërisë posaçërisht i bëhen shumë sulme, por se nuk kanë pasur asnjëherë sukses në pjesën e infrastrukturës kritike. Institucionet që nuk janë në sistem do të futen hap pas hapi. Sektori privat duhet që të hyjë në sistemin mbrojtës kibernetik. Bankat janë përfshirë, por dhe të tjerët duhet ta bëjnë, sepse ka gjoba nga hakerat, sepse hakerat të bllokojnë të dhënat dhe të thonë “më jap kaq lekë të t’i zhbllokoj”. Mbrojtja jonë kibernetike është spektakolare.
Rama ‘qetëson’ kritikët për anëtarësimin e pjesshëm në BE: Pse u bë qameti?!
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te shanset për një anëtarësim të pjesshëm të Shqipërisë në BE, pra anëtare pa të drejtë vetoje, deri në një moment të dytë.
“Bëhet marrëdhëniesh dypalëshe të shtetit të ri anëtar dhe BE-së, me mekanizma që ata i gjejnë vetë, sepse janë 1-sha për t’i gjetur, s’kam kapacitet t’u mësoj asgjë. Po marrëveshje bilaterale ku vendi i ri anëtar heq dorë vetë për një periudhe kohe që do të duhet për të reformuar mekanizmin e vendimmarrjes”, tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye për t’u trembur.
“Po mor po, t’i marrim të gjitha, po a i merr dot a jo?! U bë qameti? Pse ça ndodh nëse s’vëmë dot veto? Kujt do t’i vëmë veto?! Do shkojmë atje t’i vëmë veto Gjermanisë, Francës, Italisë…”, shtoi ai me ironi.
“Apo i mungojnë PE-së druvarët që do t’ja çojmë me shpejtësi. Ne do çojmë përfaqësues të mësojnë atje, e kuptojnë që nuk është pyll, ku nuk merr dot fjalën për procedurë dhe të marrësh peng parlamentin me orë të tëra, apo të nxjerrësh celularin…Vjen momenti dhe bëhemi dhe ne me deputetët tanë! Ç’a pengese ka këtu?!”, tha duke ironizuar sërish opozitën.
Rama: Jo të gjithë duan që Shqipëria të bëhet nyje strategjike në Europë!
Duke theksuar rëndësinë tejet strategjike të Porto Romano-s, kryeministri tha se “absolutisht ka faktorë që ndikojnë në pengimin e ndërtimit të atij porti, sepse jo të gjithë i gëzon fakti që Shqipëria kthehet në pikë kyçe në Europë”.
“Nuk kam nevojë të ndaj me ju asgjë, mjafton të lexoni dhe kuptoni pak natyrën strategjike të atij porti, i nxirri vetë faktorët, s’ka ndonjë shkencë! Ju mendoni që gjithë bota mezi po pret që ai port të shërbejë si bazë e NATO-s në Shqipëri?! Përtej kësaj ju mendoni se të gjithë mezi presin që shqiptarët të bëhen më të zëshëm, më të fortë e më të respektuar?! Bota funksionon sipas atyre librave dhe manualeve të parimeve, normave e nuk ka mbrapa asgjë tjetër?! Unë mendoj që jo! Ngritja jonë reale nuk i ka lumturuar të gjithë! Nuk e presin që shqiptarët të ketë një dominancë në një nyje strategjike m’u në mes të Europës!”
“Nuk prekim SPAK-un, ta luftojë korrupsionin”, Rama: S’mund të pezullojë funksionin
Rama në konferencë tha dhe njëherë se qëllimi i qeverisë nuk është që të preket SPAK dhe as reforma në drejtësi.
Sipas tij, SPAK ka të drejtën e botës që të luftojë korrupsionin dhe krimin. Ai shtoi se drejtësia nuk mund të pezullojë funksionin, sepse me ligj vetëm me firmën e ministres mund të vijohet me punët e projektet.
Gazetarja: Kërkohet që mos dëmtohet puna e SPAK.
Edi Rama: Puna jonë është e pavarur, nuk ka lidhje fare SPAK këtu. SPAK të luftojë korrupsionin, krimin, askush nuk e mban. Nuk ka shanse që të çohet një prokuror dhe të pezullojë funksionin. Këtë nuk e ka ditur prokurori e gjykatësi. Ata kanë pezulluar funksionin. Kjo s’mund të tolerohet, sepse ministrja është përgjegjësja për punime e për çdo gjë, pa firmën e saj nuk mund të bësh detyra. Ne do bëjmë ndërhyrje në Kodin Penal, që të Kodi Penal të jetë i përafërt me ato që kërkon BE-ja.
“Luftë e brendshme”, Rama për portin e ri: Nuk e duan ata që kanë interesa trafiqesh
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e tij për mediet foli edhe njëherë për portin e ri në Durrës. Rama deklaroi se Portin në Porto Romano nuk e duan ata që kanë interesat e trafiqeve.
Edi Rama: E thashë dy herë që tërheqja e kompanisë është argumentuar me krizën, por ne nuk kemi të dhënë që ketu mund të ketë pasur ndonjë presion. Ne jemi të sigurt që ka interesa që nuk e duan portin e ri. Kjo është luftë e brendshme interesash. Ata që kanë interesat e trafiqeve nuk e duan.
Debat me Brukselin? Rama zbulon ‘prapaskenat’
“Mbyllja e kapitujve është plan i kalendarizuar, nuk është proces kaq i thjeshtë. Në 2026-ën parashikohet një numër kapitujsh që duhen mbyllur, por jo në janar-shkurt-mars. Ta kemi të qartë! Ne çdo ditë shkëmbejmë me Brukselin, për çështjen që fola pak më parë ka pasur debat me disa. Por nga kjo, të thuash që u bllokua rruga e Shqipërisë, është një çmenduri”, deklaroi Rama sa i takon “hiperbolizimit” që sipas tij po i bëhet rastit të Ballukut, duke e lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.
“Dinamika e BE-së është shumë shumë e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme. Në 2027-ën ka zgjedhje në Francë, vend kyç, që e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri, jo si të tjerët, por me 2/3 e Parlamentit ose me referendum popullor. Për herë të parë, Franca nuk bën dot qeveri se nuk arrihet kuorumi, nuk ka ndodhur kurrë më parë”, shtoi ai më tej.
Duke i quajtur opozitarët “molotovarë”, ironizoi duke shtuar: Të shkojnë të flasin në Berlin! (Kjo referuar takimit të fundit që ka pasur kryedemokrati Sali Berisha në shtetin gjerman, atje ku s’kanë munguar akuzat e tij të forta kundër qeverisë)
Rama zbulon detaje nga takimi në Kryeministri me ambasadoren e SHBA-ve në Athinë
Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët ndau detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-ve në Athinë, Kimberly Guilfoyle, në ambientet e kryeministrisë.
“Ambasadorja Kimberly Guilfoyle ka ardhur për të bërë një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje, që janë çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta, me faktorë të tretë, dhe nga ana tjetër kini parasysh se ambasadorja e SHBA-ve në Athinë është përfaqësuese e njohur në politikën amerikane, drejpërdrejtë e rrethit të ngushtë e Shteteve të Bashkuara”.
A mund t’a bllokojë integrimin ndonjë vend i BE-së? Rama: S’kemi të dhëna, punojmë përditë…
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet, u pyet nëse ka ndonjë vend skeptik në Bashkimin Europian, që mund ta bllokojë integrimin e vendit tonë në BE.
Rama u shpreh se edhe përplasjet që ka pasur qeveria shqiptare me partnerët kanë qenë konstruktive dhe se aktualisht Tirana po punon me partnerët europianë për integrimin në BE.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë flas për atë që ndodh sot. Ne kemi përplasje me ndërkombëtarët, por ka qenë konstruktive. Por këtë realitet kemi. Ne punojmë përditë për procesin e integrimit. Nuk kemi asnjë arsye sot që të mendojmë këtë”, u shpreh Rama.












Botërori 2026 
