shtepia muzeShqiptarë nga diaspora kërkojnë që banesa ku jetoi dhe punoi At Gjergj Fishta të kthehet në muze. Përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Lezhë, Paulin Zefi shpreson që brenda kësaj vere të jenë mbyllur negociatat mes donatërve dhe pronarëve të shtëpisë për të bërë më pas të mundur rikonstruksionin e saj.

E kanë mirëpritur këtë nismë edhe vetë pronarët e shtëpisë, pasardhës të Gjergj Fishtës.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës është shpallur monument kulture në vitin 2006 dhe ndonëse në gjendje të mjeruar ajo vizitohet nga turistë të shumtë.

Tv Klan