Ky sezon pritet të jetë një sfidë e madhe për shkak të flukseve të larta turistike, prandaj duhet angazhim i policive bashkiake dhe të gjitha strukturave të pushtetit lokal 24 orë në 24.

Kështu u shpreh Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në vijim të tureve inspektuese në bregdet ku i radhës ishte në Sarandë.

“Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Bashkinë e Sarandës për të organizuar gjithë sezonin bregdetar që është edhe pjesa më e vështirë e këtij viti. Mendoj që ka ardhur koha që policia bashkiake të luajë rolin që i takon për mirëmbajtjen e mjedisit duke ushtruar monitorim, kontroll, por edhe ndëshkim.”

Kumbaro shtoi se edhe mbetjet e inertet përbëjnë një sfidë të madhe në të gjithë vendin.

Është sfida jonë në të të gjithë Shqipërinë. Kemi tre vite që e themi që Shqipëria është çdo ditë e më e pastër, por unë besoj që sfidën më të madhe do ta kemi për shkak të fluksit turistik. 10.1 milionë turistë pritëm vitin e kaluar dhe kemi qenë në një betejë me çdo kosh, me çdo qese dhe sidomos me inertet.”

Agjencia Kombëtare e Bregdetit që do të mbështesë Bashkinë e Sarandës në menaxhimin e mbetjeve gjatë muajve të sezonit, nga 15 Qershori deri më 15 Shtator, do te dyfishojë kapacitetet pastruese.

Klan News