#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Opozita, molotov kundër ndërtesës së Bashkisë së Tiranës. SHBA-BE: Dënojmë dhunën, politika ta refuzojë

Opozita protestoi serish dhunshem perpara bashkise se Tiranes, duke hedhur bomba molotov dhe duke u perplasur me forcat e rendit. Ambasada amerikane, ajo e Bashkimit Europian, Mbreterise se Bashkuar dhe OSBE denojne dhunen dhe i bejne thirrje politikes te refuzojne akte te tilla.

Mashtrimi me “call center”, 66 vite burg për 8 italianë. Fshehën 5.8 milionë euro në 15 kompani fiktive

Gjykata e Tiranes denoi me 66 vjet burg ne total 8 shtetas italiane te perfshire ne nje skeme mashtrimi me “call center”. Ata akuzohen se kishin perfituar 5.8 milione euro, te cilat i kishin fshehur ne 15 kompani shqiptare e te huaja.

Kumbaro, ultimatum prefektëve: Tolerancë zero për strukturat e betonit në plazhe

Në prag të nisjes së sezonit turistik, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u kerkoi prefekteve tolerance zero per strukturat e betonit ne plazhe dhe paralajmeroi se IKMT do te jete ne terren per te kontrolluar cdo abuzim.

Ligji i ri, fekondimi invitro nga 18 deri në 53 vjeç. Deri në 5 fëmijë nga i njëjti dhurues

Ministria e Shëndetësisë harton një projektligj që vendos rregulla për lindjet invitro. Sipas draftit te ri, një grua mund të përdorë fekondimin invitro nga 18 në 53 vjeç ndërsa nga i njëjti dhurues nuk mund të linde më shumë se 5 fëmijë.

Izraeli hakmerret ndaj Iranit! Lëshon një raketë dhe disa drone drejt Iranit, por pa dëme

Ashtu siç pritej, Izraeli kreu një hakmarrje të kufizuar ndaj Iranit. Tel Avivi hodhi gjatë natës vetëm një raketë në territorin iranian që nuk shkaktoi dëme, ndërsa një grup dronësh izraelitë u shkatërrua në ajër.

Sonte, spektakli i natës së madhe finale të X Factor Albania. Në garë 3 konkurrentë

Mbahet sonte nata finale e X Factor Albania. Pas katër muajsh spektakël do te kurorëzohet finalisti, ku ne gare jane tre talentet Jet, Alis dhe Kleansa. Ne kete spektakël magjik nuk do te mungojnë surprizat.

/tvklan.al