Policia ka fokusuar hetimet për atentatin e Memaliajt tek pista e hakmarrjes.

Andrea Kalemi, i njohur dhe si Adriatik Kalemi, djali i Shyqyri Kalemit, i cili ishte objektiv i sulmit, i janë bërë disa herë atentat, por ka mundur të shpëtojë. Ai është kushëri me Aleksandër Sadikajn, i cili u vra në 11 qershor të vitit 2022 me shpërthim tritoli në makinë, pranë një qendre tregtare në Tiranë.  Autorët kishin vendosur në pjesën e përparme të mjetit rreth 150 kg tritol.

6 muaj më pas, në dhjetor, vritet Edomd Papa. Për ekzekutimin e tij u prangos Albano Velo, shok i Andrea Kalemit.

Më 9 gusht të vitit 2023 ky i fundit i shpëton atentatit në ishullin Paksos të Greqisë. Autori e qëlloi me dhjetra plumba, duke e lënë të plagosur rëndë në sy të bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Pas ndërhyrjes së mjekëve në spitalin e Janinës, ai mundi të shpëtojë.

Andrea Kalemin kanë tentuar ta vrasin dhe në burg. Në dhjetor të 2023-it ai është goditur disa herë me thikë nga një i dënuar egjiptian në burgun e “Koridhalosit” në Athinë.

Më 12 janar të këtij tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit. Zamir Kalemi u qëllua disa herë nga një makinë në lëvizje duke mbetur i plagosur në këmbë.

Në vitin 2001 Andrea Kalemi u arrestua nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain kishte vrarë dy vëllezër shqiptarë.

Klan News