Vriten dhjetëra civilë, Alijev: Sulm deri kur armenët të tërhiqen

Ky është momenti kur një prej predhave të shumta të artilerisë azere shkatërron një ndërtesë publike në qendër të Stepankertit, kryeqendrës së rajonit të Nagorni Karabakut, vatra e nxehtë e luftimeve. Predhat e shumta të hedhura orët e fundit nga ushtria e Azerbajxhanit goditën edhe pallate të shumta banimi.

Qeveria armene që mbështet separatistët nagornianë tha se në një javë luftime janë vrarë 18 civilë dhe 90 të tjerë janë plagosur. Këto xhirime tregojnë tmerrin e banorëve të Stepankertit të cilët përpiqen të shpëtojnë mes rebeshit të bombave që bien çdo ditë mbi kokat e tyre.

Ofensiva azere ndaj Stepanakertit nisi pas sulmit të ushtrisë dhe sepearatistëve armenë në qytetin e dytë më të madh azer të Ganjës, ku një civil u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Presidenti azer Ilham Alijev tha se ofensiva e ushtrisë së vendit të tij nuk do të ndalet deri kur Armenia të paraqesë planin e tërheqjes nga gjithë zonat e pushtuara. Pala armene ka kërkuar nga ndërkombëtarët të ndërhyjnë për të ndërmjetsuar për armëpushim.

Zyrtarisht flitet për të paktën 200 ushtarë e dhjetëra civilë të vrarë në dy frontet. Por të dhëna të pakonfirmuara zyrtarisht flasin për për 4 mijë viktima në total, shifër që arrin përmasat e një masakre.

Tv Klan