Rriten humbjet e jetëve në Gjermani

Vijojnë të mbeten të larta infektimet dhe humbjet e jetës nga koronavirusi në mbarë botën. Në 24 orët e fundit në gjithë globin u regjistruan më shumë se 684 mijë raste të reja infektimesh dhe 12100 viktima.

Situata më e vështirë paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat shënuan një rekord me 235 mijë infektime dhe 2,700 humbje jete. Problematike paraqitet situata edhe në spitale ku aktualisht janë mbi 100 mijë të shtruar.

Një tjetër shtet që vazhdon të ketë shifra të larta infektimesh dhe viktimash është Brazili, ku në 24 orët e fundit u raportuan për 47 mijë raste të reja dhe mbi 670 humbje jete.

Në kontinentin evropian Italia duket se është kthyer në situatën e fazës së parë të pandemisë. Autoritetet shëndetësore italiane raportuan për 24 mijë infektime dhe 814 viktima.

Situata është përkeqësuar edhe në Gjermani, ku janë rritur sërish infektimet dhe vdekjet. Situata autoriteteve shëndetësore gjermane në 24 orët e fundit u shënuan 23 mijë infektime dhe 430 viktima. Rusia po ashtu përjeton një përkeqësim të situatës, teksa së fundmi raportoi për 27 mijë raste të reja dhe mbi 560 vdekje.

Ndërkohë që një përmirësim të situatës kanë shënuar Franca dhe Spanja, ku duket se karantina dhe masat e tjera anti-COVID kanë bërë që të reduktohen ndjeshëm si infektimet ashtu edhe humbjet e jetës. Franca shënoi 11 raste të reja dhe 397 viktima, ndërsa Spanja 5500 infektime dhe 214 viktima.

Tv Klan