Gjykata kushtetuese ka nisur këtë të martë seancën e hapur për publikun mbi kërkesën e profesioneve të lira për të shfuqizuar vendimin mbi taksimin e tyre 15-23% në bazë të xhiros vjetore.

Nga ankimuesit është vlerësuar se ligji cënon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën.

Deputetja Jorida Tabaku u shpreh jashtë dyerve të Gjykatës Kushtetuese se beteja po bëhet për 30 mijë profesionistët e lirë, taksimin e të cilëve e quajti të padrejtë e antikushtetues.

Në rast të mosshfuqizimit të tij nga Kushtetuesja, nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme.

Tv Klan