Mijëra pushues kanë vërshuar në plazhet e Durrësit këtë fundjavë, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga destinacionet më të kërkuara për t’u shpëtuar temperaturave të larta të gushtit. Pushues vendas dhe nga trojet shqipfolëse vlerësojnë investimet e bëra në vijën bregdetare.

Turistët e huaj janë dhe më të shumtë këtë verë, të cilët vlerësojnë natyrën dhe çmimet e favorshme në krahasim me vendet nga ata vijnë.

“Shqipërinë  ma rekamondoi vëllai im i cili ishte vitin e kaluar. Më tha që është një vend i bukur dhe duhet ta vizitoja. Njerëzit janë shumë te sjellshëm, të dashur, çmimet dhe shërbimi i mirë.”

“Jam nga Austria. Shqipëria është interesante, por duhet të kujdeseni pak për infrastrukturën, për mbetjet. Njerëzit, moti, çmimet, ushqimit, këtu çdo gjë tjetër është e bukur.”

Plazhet e Durrësit kanë përballuar një fluks të madh pushuesish që nga fillimi i sezonit veror, ku strukturat akomoduese pritet të punojnë me kapacitet të plotë edhe përgjatë shtatorit.

Adriatiku është jashtëzakonisht i preferuar falë qasjes së lehtë, infrastrukturës dhe shërbimeve të shumta që plotësojnë nevojat e të gjitha moshave.

Tv Klan