Milani e nis sezonin e ri në Serinë A, me synim titullin kampion. Rrugëtimi i kuqezinjve në kampionat, nis ndaj Torinos në shtëpi.

Në prag të kësaj përballje, trajneri Paulo Fonseca, ishte i qartë kur u pyet për objektivin, duke thënë se ekipi futet për titullin kampion.

Tekniku portugez, deklaroi se ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, ndërsa u shpreh se është i surprizuar nga ajo që lojtarët e tij kanë treguar.

“Në konferencën e parë kam thënë se do të luftojmë për titullin dhe i qëndroj kësaj. Kjo skuadër nuk niset vetëm për të marrë pjesë në Serie A dhe të kënaqet me pak, por synohet fitimi i trofeut.

Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, harroni se çfarë ka ndodhur në miqësoret e verës. Është tjetër gjë komplet, sepse në miqësore luhet më hapur. Torino është një skuadër shumë e mirë. E njoh mirë trajnerin e tyre. Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen, duam të fitojmë. Lojtarët janë të motivuar.

E kam thënë tashmë se jam i befasuar nga forma e lojtarëve të mi dhe sa të hapur kanë qenë drejt meje. Ata kanë punuar dhe janë përpjekur të bëjnë atë që kërkojmë prej tyre. Kanë mësuar më shpejt nga sa e prisja. Për momentin ekipi është më mirë nga sa mendoja ne fillim se do të ishim në këtë fazë të sezonit.

Sigurisht që kam përshtypje pozitive nga grupi. Duam ta luajmë këtë ndeshje me identitetin tonë për t’ua treguar tifozëve këtë ndryshim në lojë.”, deklaroi Fonseca.

Ndeshja mes Milanit dhe Torinos, është planifikuar të luhet të shtunën e 17 gushtit, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al